fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Suksesi i dytë radhazi, Besa i largohet zonës së ftohtë

Publikuar

Besa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë. Skuadra kavajase mposhti 0-2 Luzin dhe tashmë e sheh veten në vendin e tetë, duke qenë momentalisht jashtë zonës së ftohtë.

Senegalezi Ba zhbllokoi takimin në minutën e nëntë, ndërkohë që Besa realizoi edhe golin e dytë shtatë minuta përpara fundit në “Roza Haxhiu”.

Lexoni edhe:

Verdhezinjtë fituan një penallti dhe mbrojtësi Skerdian Perja u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Ky ishte rezultati i katërt radhazi pozitiv për Besën, që e ka nisur shumë mirë vitin 2024. Luzi mbetet në vendin e fundit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook