fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Student nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja  dhe Serbia bëhen bashkë për të avokuar për çështjet mjedisore

Publikuar

Student nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia, nga ekspertë të ekologjisë dhe avokimit publik, po avancojnë njohuritë e tyre për përfitimet ekonomike dhe mjedisore të tranzicionit në prodhimin e energjisë së ripërtishme, si dhe mënyrave të ndikojnë dhe krijojnë vendime në komunitetit e tyre.

E gjithë kjo ngjarje po zhvillohet nga projekti “ Karta e Gjelber Rajonale e të Rinjvë, që po mbahet në maln Tara

Seminari ka filluar me ligjëratën mbi problemet ekzistuese të ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga Dzemila Agic dhe Azra Bektasagic, nga Qendra për Ekologji dhe Energji. Ato ju theksuan pjesëmarrësve mungesën e veprimeve në çështjen e dekarbonizimit dhe vlerësuan pasojat për të ardhmen ekonomike dhe shëndetësore të popullsisë në rajon. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të prezantojnë problemet dhe shembujt e praktikave të mira nga mjedisi i tyre dhe konkluduan se ballafaqohen me vështirësi dhe sfida të njëjta.

Ognjan Pantic, nga Shkolla e Hapur e Beogradit, i njoftoj pjesëmarrësit mbi kornizat ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Pjesëmarrësit u njoftuan mbi marrëveshjet ekzistuese, Marrëveshjen e Gjelbër të Bashkimit Evropian dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor të adoptuar së fundmi. Pjesë e ligjëratës është synuar të njoftohen pjesëmarrësit mbi mekanizmat e tranzicionit të drejtë në prodhimin e energjisë së ripërtrishme, dhe mënyrave për të siguruar qasje në energji të pastër dhe të sigurt, nxitjen e ekonomisë së gjelbër dhe përmirësimit të infrastrukturës energjetike.

Sara Djokovic, nga ALFA Center dhe Allen Meta, nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), kanë udhëhequr ligjëratën dhe punëtorinë mbi avokimin publik, në mënyrën që të gjenden zgjidhje për ngritje të vetëdijes së të rinjëve, si dhe politik-bërësve në fushën e ekologjisë në mënyrë që të gjenden mekanizëm të promovohet eko-aktivizmi në rajon. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi akterët kryesorë dhe hapave të nevojshëm të avokimit, si të bëhet komunikimi me grupet e tyre të shenjëstruara, si dhe benefitet e kampanjës digjitale.

Pasi u njohën me temat e lartë cekura, pjesëmarrësit, me mbështetjen e Djordje Cvijovic, nga Lëvizja e Evropiane në Serbi, së bashku krijuan dhe prezantuan masat konkrete për zvogëlimin e GhG-së dhe hartuan se si do të duket aplikimi i ideve të tyre. Gjatë seminarit trajnues, pjesëmarrësit gjithashtu zhvilluan një plan të aktiviteteve lokale të cilave do t’i përkushtohen deri në takimin e radhës në kuadër të këtij projekti, në fund të muajit Mars 2021.

Projekti “Karta e Gjelbër Rajonale e të Rinjve” është duke u implementuar nga Lëvizja Evropiane në Serbi, me partnerët, Qendra për Ekologji dhe Energji nga Tuzlla, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) nga Prishtina, Alfa Center nga Nikshiqi, ndërsa ky projekt implementohet nga Fondi për Ballkanin Perëndimor (ËBF).

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021