fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Struga/ Drejtori sportiv komenton merkaton, kapiteni: Po kapim formën më të mirë

Publikuar

Struga vijon përgatitjet për gjysmën e dytë të edicionit, teksa është zhvendosur në Turqi për të kryer një fazë përgatitore në kushte komode. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, mati forcat të shtunën me skuadrën polake të Arka Gdynia  (1-1).

Goli për kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, u shënua nga Marjan Radeski. Trajneri Duro u shpreh i kënaqur me atë çka skuadra ka dhënë gjatë kësaj faze përgatitore, ndërkohë që folën edhe drejtori sportiv Besart Isaku dhe kapiteni Bunjamin Shabani.

Përgatitorja, merkato dhe misioni titull/ Duro: Ka shumë konkurrencë te Struga

E kemi mbyllur merkaton, por nëse do të ketë ndonjë lojtar që do i përshtatet ekipit, atëherë do ta afrojmë. Jemi të kënaqur me fazën përgatitore dhe gjendjen e skuadrës“, u shpreh drejtuesit i Strugës.

Edhe kapiteni Shabani është optimist për pjesën e mbetur të sezonit, teksa beson te forca e skuadrës, që do të bëjë gjithçka për të ruajtur kryesimin deri në fundin e sezonit.

Lexoni edhe:

“Jemi të kënaqur me fazën përgatitore, ekipi po merr ngarkesën që duhet. Nëpërmjet stërvitjeve dhe ndeshjeve. Po bëjmë atë që na kërkon ekipi teknik. Grupi i lojtarëve është i gatshëm.

Dhe vazhdimisht nëpërmjet ndeshjeve, ne do e kapim formën. Rezultatet e miqësoreve janë në plan të dytë. Rezultati i ndeshjes së parë nuk ishte real, në të dytën ishim më mirë”, theksoi 32-vjeçari nga Kumanova.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook