fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Stoltenberg thekson rrezikun që paraqet Kina

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilat po sfidohen nga Rusia dhe Kina. Ai e përshkroi fuqinë në rritje të Pekinit si një çështje përcaktuese, shkruan Zeri i Amerikës.

Fuqia në rritje e Kinës po riformëson përparësitë e aleancës Atlantike, e cila tradicionalisht është përqendruar tek kërcënimi që vjen nga Rusia, por tashmë po kërkon një konsensus mes vendeve perëndimore që Pekini nuk është më një partner i parrezikshëm tregtar.

“Kina dhe Rusia po përpiqen të rishkruajnë rregullat për interesa të tyret”, tha zoti Stoltenberg gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u mbajt virtualisht.

“Ngritja e Kinës është një çështje përcaktuese për komunitetin transatlantik, me pasoja të mundshme për sigurinë tonë, begatinë dhe mënyrën tonë të jetës”, tha zoti Stoltenberg nga Brukseli përmes një fjalimi të mbajtur virtualisht.

Megjithëse Rusia do të vazhdojë të mbetet kundërshtari kryesor i NATO-s gjatë kësaj dekade, aleanca po shqyrton përfshirjen e Kinës në dokumentin zyrtar të strategjisë kryesore të NATO-s, “Konceptin Strategjik” të saj, për t’u përballur me ngritjen e saj ushtarake.

Zoti Stoltenberg tha se aleanca prej 30 anëtarësh mund të krijojë gjithashtu lidhje më të ngushta me vendet jo anëtare të NATO-s si Australia dhe Japonia.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021