Sport
Stadiumi i ri, kompleton infrastrukturën sportive në Gjakovë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, vizitoi stadiumin e Qytetit të Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e këtij stadiumi.
Kryeministri Hoti tha se ndihet mirë që ky projekt po kompletohet dhe po vazhdojnë punimet në renovimin e stadiumit që i përket kategorisë së katërt për lojë ndërkombëtare dhe që i jepëgjallëri qytetit të Gjakovës.
“Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin” tha kryeministri Hoti.
Në këtë aktivitet kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
