Kosovë
“S’po i kryen detyrat”, avokatët e Thaçit dhe Veselit shpërfaqin zvarritjet që po i bën Prokuroria e Speciales
Në këtë kontekst, ai kërkoi që Prokuroria të jëp informacione më të detajuara.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në Gjykatën Speciale po mbahet seanca e radhës në rastin e krerëve të UÇK-së. Pierre-Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Thaçit tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk po i jep informacionet e plota.
Në këtë kontekst, ai kërkoi që Prokuroria të jëp informacione më të detajuara.
“Siç u theksua nga ZPS, informacioni nuk është i plotë dhe ka informacion që mungon. Ka informacione që nuk na janë vënë në dispozicion. Ne po mundohemi që të analizojmë informacionin, por besojmë që duhet të jepet më shumë. Informacioni është i një cilësie shumë të keqe dhe i palexueshëm”, tha ai.
Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i Kadri Veselit, Nick Kaufman. Ky i fundit tha se Prokuroria e Specializuar nuk po e kryen punën e saj.
“ Në lidhje me këtë çështje, dua që të shikoni paragrafin 2 të parashtrimit që kemi bërë dje. Është thelbësore që të kemi dosjen paraprake dhe nuk ka zëvendësim për të. Ne kemi komunikuar me ZPS-në për çështjen e konfidencialitetit. ZPS ka thënë se masat kundërbalancuese ende nuk janë përfunduar. Duket se nuk është bërë asnjë përparim nga ZPS për kryerjen e detyrave të saja në lidhje me materialet bazë për provat shfajësuese. Në lidhje me meta të dhënat që kemi kërkuar, ato s’kanë për qëllim që të dëmtojnë konfidencialitetin, por e ndihmojnë mbrojtjen që ta dijë sa materiale ka prokuroria dhe sa do t’i jepen mbrojtjes”, tha ai, shkruan Lajm.net. Tutje, ai tha se Prokurorët pa të drejtë kanë një tendencë që mos t’i japin provat.
“Ka një tendencë nga shumë prokurorë dhe hetues që të provojnë dobishmërinë e provave të tyre dhe duke mos pasur një fushë-pamje, nuk i japin duke thënë se nuk janë të nxjerrshme. Pra të përmendesh rregullën 107 nuk është e pranueshme. Duke pasur që të gjitha këto parasysh, mbrojtja kërkon që t’i ketë meta të dhënat. Ne kërkojmë nga ju gjykatës që të urdhëroni ZPS-në të jap sa më shpejtë të dhënat e rregullës 107 dhe numrin e materialeve”, tha Kaufman.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
