Kosovë
Spahiu, opozitës: Rrini urtë se hani dajak nga LVV
Deputetët e Vetëvendosjes janë më të rinj në moshë dhe më të fortë fizikisht dhe sugjeroi opozitën të rrinë urtë dhe të merren me kritika konstruktive dhe jo të eskalojnë situatën sepse siç tha “mujn me honger dajak”

Publikuar
2 vjet më parëmë

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se nëse përsëritet situata e sotme e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, ku kishte fyerje e acarime mes deputetëve të pozitës e opozitës, atëherë e djegur do të përfundojë opozita.
Siç theksoi ai gjatë një interviste për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, deputetët e Vetëvendosjes janë më të rinj në moshë dhe më të fortë fizikisht dhe sugjeroi opozitën të rrinë urtë dhe të merren me kritika konstruktive dhe jo të eskalojnë situatën sepse siç tha “mujn me honger dajak”.
“Ishte një situatë kur opozita është e pafuqishme në kuptimin e numrave për të bërë ndonjë oponencë parlamentare, dhe kur është e vogël në numër përpiqet të imponohet me metoda të tjera, por mendoj që është rrugë e gabuar”.
“Vetëvendosje përmes atyre metodave ka arritur në këtë situate ku është sot dhe përdorimi i metodave të saj nga opozita aktuale është e padobishme, se nuk mundet me qenë kopja më e mirë se origjinali”.
“VV kur ka bërë opozitë i ka pasur deputetët më të rinj në moshë, edhe sikur të ballafaqohen me forcë fizike në parlament ata do të dalin fitues se janë më të rinj e më të fuqishëm, prandaj është mirë për opozitën që të mos provojë një gjë të tillë”.
“Është një situatë tragjikomike, por opozita ta ketë parasysh që në situata të këtilla dhuna mund të kthehet në dhunë dhe ata të jenë të humburit në këtë rast”, deklaroi ai.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
