fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sot protestohet kundër vendeve të rezervuara

Publikuar

Sot do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Albin Kurtit, ka ftuar qytetarët që ti bashkohen kësaj proteste, siç ka thënë ai kundër  vendeve të rezervuara për pakica në Kuvendin e Kosovë.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetutë.

“Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, ka shkruar Gashi.

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile të cilët kanë mundësi t’i bashkohen kauzës sonë, në kohën dhe vendin e caktuar. Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona”, ka shkruar ai./tg/