Kosovë
Sot në vendin tonë
Infermieri Enlirat Duraku pas grevës së urisë 14 ditore dhe asaj të etjes 4 ditore, dorëzon zyrtarisht kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera.

Publikuar
2 vjet më parëmë

08:30 Infermieri Enlirat Duraku pas grevës së urisë 14 ditore dhe asaj të etjes 4 ditore, dorëzon zyrtarisht kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera. (Konferenca mbahet para Kuvendit)
10:00 Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë SHSKUK-në, ku do të takohet me kryesuesen e bordit dhe me drejtorin e SHSKUK.
10:00 Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00 Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë virtuale në platformën “Zoom”, ku do të publikohet raporti: “Trajtimi i veprave penale kundër integritetit seksual”. (https://zoom.us/j/93120257900?pëd=SFNmQUIvT0tRaHlDaVYrN3l5bzJVQT09&fbclid=IëAR3NvHncaKxbNhGcv0zctb-OVzk94s6uIënSeG0IAFFBCSkgTZeBxV7KruU#success)
10:00 Instituti GAP organizon tryezën me temë “A kemi shkolla të tepërta? Nevoja për ristrukturimin e institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare”. (Sëiss Diamond Hotel, salla “Ulpiana”)
10:00 Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e parë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me organizata”. (Salla e Kuvendit Komunal)
13:00 Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius)
13:00 Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020 dhe nismën legjislative lidhur me projektligjin për mbrojtje nga dhuna nё familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
15:00 Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë. (Kuvendi i Kosovës, salla 302)
16:00 Orkestra e AKV “Kastriotët”, mbanë koncert me këngë popullore, dedikuar mjekëve tanë, me moton: “Ju faleminderit”. Koncerti mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë. (Salla e Teatrit “Adriana”- Ferizaj)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
