fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sot në Kosovë?

Publikuar

Ora 09:30 Kuvendi Komunal i Rahovecit mban ceremonisë për ndarjen e çmimit ”Qytetar Nderi” për kryetarin e shoqatës atdhetare ”Vëllezërit Frashri” Tomor Kotorri. (Salla e kuvendit në Rahovec)

Ora 09:30 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vendos kurora te Lapidari i Martirëve në Suharekë. (Afër objektit të Komunës)

Ora 09:40 Hapet Lokali Muze, në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha. Merr pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Suharekë)

Ora 10:00 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve. (Suharekë)

Ora 10:00 Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë, Prizren)

Ora 10:00 Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencën për medie “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Ora 10:00 Në 22-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha nga forcat serbe bëhen homazhe te Kompleksi Memorial. (Suharekë)

Ora 10:00 Mbahet takimi i 197-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK)

Ora 11:00 Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. (Kompleksi Memorial – Krushë e Madhe)

Ora 11:00 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. (Rahovec)

Ora 11:00 Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës organizon debat me temën “Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”. ( Hotel “Nartel”, Prishtinë)

Ora 11:00 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzon gazetarit Marin Mema, çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Gjilan)

Ora 11:30 Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëjnë homazhe te Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. (Krushë të Vogël, Rahovec)

Ora 12:00 Kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, protestojnë pas vendimit të Senatit për përsëritjen e provimit pranues. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë)

Ora 12:00 Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen për të shënuar 40-vjetorin e “Pranverës shqiptare ’81”, LSHK-ja dhe Këshilli organizues, mbajnë akademi letrare. (Instituti Albanologjik i Prishtinës).

Ora 12:30 Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha. (Kompleksi Memorial, Suharekë)

Ora 14:00 Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në promovimin e librit “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019 nga autorët Qazim Thaçi dhe Hasan Morina. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

Ora 14:00 Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me përkrahje nga USAID-i, organizojnë debatin e radhës me temën “Burrat, pushteti dhe politika”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Ora 14:30 Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ekspozitën për masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë luftës 1998 dhe 1999 në regjionin e Prizrenit nga Hasan Morina. (Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

Ora 17:00 Kolegji UBT dhe Instituti i Kosovës për Sport (KSI) organizojnë konferencën virtuale ndërkombëtare me titull “Futbolli dhe ndikimi i tij në promovimin e shtetësisë së Kosovës”. (Zoom).

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021