Kosovë
Sot në Kosovë
E martë, 27 prill 2021

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ora 10:00 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi “Ibrahim Rugova”)
Ora 10:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës dhe zbatimin e rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. I ftuar është ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506)
Ora 10:00 Instituti GAP mban tryezën e diskutimit lidhur me studimin e ri “Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova: Sa do të ndikojë pandemia dhe rregullat e reja të migrimit të Gjermanisë në këtë fenomen?” (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
Ora 10:00 Mbahet takimi i 198-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online)
Ora 10:00 Me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur bëhet zbulimi i lapidarit të dëshmorëve në Skivjan të Gjakovës (Ora 09:30) dhe mbahen homazhe në përvjetorin e Masakrës në Meje.
Ora 11:30 Zyra e Bankës Botërore për Kosovë prezanton raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. (Platforma Zoom)
12:00 Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS zhvillon aksionin rrugor për të shënuar Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur përmes një instalacioni që do të shfaqë të gjithë emrat e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë)
12:00 Komisioni për Arsim diskuton lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)
13:00 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës.
13:00 Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)
13:00 Komisioni për Bujqësi diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
13:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësuesve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
13:30 Në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bën inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël.
15:00 Mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
