Lajme
Sot merret vesh kush do të jetë, e kush nuk do të jetë deputet

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbrëmë është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora. KQZ do të shpall sot rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.
Kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime, gjithsej 564 dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.
Kujtojmë se me shpalljen e sotëm të rezultatit përfundimtar nuk përmbyllet procesi zgjedhor pasi janë subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në PZAP lidhur me këto rezultate.
Ankesat mund të paraqiten brenda 24 orësh nga moment i shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ-së dhe PZAP duhet të marrë vendim brenda tre ditësh.
Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë të njëjtat mund t’i drejtohen brenda 24 orëve Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka 3 ditë kohë për të vendosur lidhur me ankesat në fjalë.
Vetëm pas kësaj, KQZ mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe t’i hap rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
