fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sot çertifikohen rezultatet e 14 shkurtit

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e paralajmëruar për në ora 10:00 do të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.  Zgjedhje këto, të parakohshme, që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës është Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, njofton Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Kujtojmë se deri tash sipas rezultatet që janë publikuar në faqen e KQZ-së, fituese e zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ku ka marrë rreth 50 për qind të votave.

E dyta vjen PDK-ja, me rreth 17 për qind të votave. Pastaj LDK-ja me 13 për qind dhe në fund AAK-ja që mori rreth 7 për qind të votave.  Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun duke marrë veç 2 për qind të votave./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021