fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Sommer-Nzola? 20 vite më parë nuk jepej penallti, as nuk protestonte kush”

Publikuar

Në Itali nuk kanë të ndalur polemikat në lidhje me ndeshjen Fiorentina-Inter (0-1), sfidë ku vendasit fituan një penallti në pjesën e dytë, e humbur më pas nga Nico Gonzalez.

Ndërhyrja e Yann Sommer ndaj sulmuesit Nzola u cilësua e parregullt nga arbitri Aureliano, teksa vendasit pretenduan edhe për një penallti tjetër në pjesën e parë (Bastoni-Ranieri).

 

Gianluca Pagliuca, ish-portieri i njohur i Interit dhe kombëtares italiane, e cilëson të padrejtë vendimin e gjyqtarit për të akorduar penallti për Fiorentinën.

20 vite më parë nuk do të jepej kurrë penallti, absolutisht që jo. Më ka ndodhur edhe mua që të godas në fillim topin dhe më pas sulmuesin kundërshtar. Dhe askush nuk protestonte…

Lexo edhe: 

Tani këto cilësohen penallti moderne, siç thotë Mourinho. Vendime absurde pasi duhet të jetë faull skandaloz që të jepet penallti”, thekson 57-vjeçari nga Bologna.

Interi kryeson Serie A me një pikë më shumë se Juventusi. Zikaltrit e Simone Inzaghit kanë luajtur një ndeshje më pak se bardhezinjtë.

Fundjava sjell supersfidën Inter-Juventus në “San Siro”. Përballja e programuar të dielën e 4 shkurtit (20:45), do të transmetohet live në SuperSport/DigitAlb.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook