fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Snajperisti i Koshares: “I kërkova falje gruas, i thash s’kam grua dhe fëmijë pa atdhe”

I kërkova faljes gruas sime, i thash prej sot nuk je gruaja ime, vajzat dërgoj te baba se unë s’kam grua e fëmijë pa atdhe, atdheun e kam në rrezik dhe duhet të përgjigjem

Publikuar

Snajperisti i Koshares që erdhi nga Dallasi i SHBA-ve, Musa Smajli, ka bërë një rrëfim ekskluziv njëkohësisht rrëqethës në një intervistë në “Sytë 7” në kuadër të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova.

Smajli nis rrëfimin me vëllain e tij Maxhunin për të cilin tha se ishte gazetar dhe në kohën e luftës në Kosovë, ai e informonte për ngjarjet e fundit. Ai thotë se paratë që ka fituar në Amerikë i aktivizoi në Kosovë, duke shtuar se nuk ‘dinte të punonte’ kur dëgjonte çfarë po ndodhte në atdheun e tij.

“Shkojsha në biznes nuk dija të punoja. Kur shkova në shtëpi, u shtriva. Vajza ime trevjeçare ishte duke parë CNN të cilët po reklamonin luftën në Kosovë, i pash njerëzit e vrarë, të masakruar dhe më zuri gjaku. Erdhi vajza më preku dhe mu duk sikur të më prekte me thikë. Kur u qova vajza u frikësua nga unë. Nuk kisha mundësi as të rrija ulur. I thash ‘vajza ime më paq në qafë, unë nuk mundem të jetoj këtu. I kërkova faljes gruas sime, i thash prej sot nuk je gruaja ime, vajzat dërgoj te baba se unë s’kam grua e fëmijë pa atdhe, atdheun e kam në rrezik dhe duhet të përgjigjem”, tha ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021