fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”

Publikuar

ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka sqaruar se si mund të shkojë mbarëvajtja e zgjedhjes së presidentit/es të shtetit në Kuvendin e Kosovës. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese me dy aktgjykimet e fundit i ka prishur standardet.“Kjo ka hapur rrugë që edhe pa 80 vota në Kuvend mund të kalojë kandidatja për presidente”.

“Standardet dy herë i ka prishur, edhe në rastin Kurti dhe Hoti dhe e ka prishur një normë që çdo kund është absurde. Nuk shoh arsye për shqetësim për Vjosa Osmanin” tha Hasani në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai tha se në raundin e parë duhet të jenë 80 vota në kuti, por jo abstenim. Në të dytin po ashtu. Në të tretin duhen 61 vota të vlefshme pro në kuti dhe kështu zgjidhet Presidenti i Kosovës.

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që pas Vjosa Osmanit nuk mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së Presidentit të Kosovës.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”, është shprehur Hasani. Ai ka thënë se vendi duhet të bëhet me president deri më 5 maj, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

“Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë”.

“Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”.

Ai ka thënë se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”. /tg/