fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Skuadra nuk mund të jetë kaq naive”, Ten Hag: Duhej thjesht të menaxhonim avantazhin!

Publikuar

Manchester United u duk se do të merrte një fitore të lehtë ndaj Wolverhampton teksa në minutën e 75 të ndeshjes, “Djajtë e Kuq” po udhëhiqnin me shifrat 3-1. Megjithatë, “Ujqërit” nuk ishin dorëzuar dhe barazuan në 3-3. Për të festuar trepikëshin, skuadrës së Erik ten Hag iu desh ndihma e adoleshentit Mainoo që shënoi golin e fitores në minutën e 97. Pas sfidës, tekniku holandez nuk ishte i kënaqur me të tijtë duke theksuar se është e pafalshme që skuadra të gabojë aq shumë në fushë dhe të shfaqet aq naive.

“Duhej ta kishim menaxhuar shumë më mirë ndeshjen. Nuk mund të lejojmë që të ndodhin kaq shumë gabime, na duhet që në fushë të shfaqemi si lider. Tani për momentin kam një miks ndjesish sepse gjithsesi jam i lumtur për fitoren. Por, duhet ta lexojmë më mirë lojën, sidomos kur jemi në avantazh.

Lexo edhe:

Duhet të menaxhojmë më mirë zotërimin e topit, e kuptoj që skuadra kërkon të shënoj gola, por nuk mund të lejojmë hapësira në prapavijë. Morëm shumë risk përsipër dhe më pas humbëm shumë topa, ishim të zbuluar në kundërsulm dhe kundërshtari fitoi terren.

Duhet të nxjerrim mësime pasi nuk mund të jemi aq naivë, nuk mund të vrapojmë të gjithë përpara kur jemi në avantazh dhe thjesht na duhet të tregohemi të qetë e të lëvizim topin”, u shpreh Ten Hag.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook