fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Skënderbeu në rënie, asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit

Publikuar

Skënderbeu barazoi 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të me Tiranën, megjithatë edhe pse korçarët prodhojnë lojë e raste, po kalojnë një krizë rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç është e vetmja që në 5 ndeshjet e fundit nuk ka arritur që të marrë asnjë fitore. Gjatë kësaj periudhe, Skënderbeu ka arritur të marrë vetëm 2 pikë, duke arritur t’i rrëmbejë ndaj Egnatias kryesuese dhe Tiranës që gjithashtu rreshtohet mes skuadrave pretendente.

Juglindorët ndodhen aktualisht në kuotën e 14 pikëve, po aq sa dhe Kukësi, duke qëndruar në mesin e klasifikimit, por ecuria jo e mirë natyrisht që ka bërë të reflektohet në Korçë, për t’u kthyer sa më parë tek rezultatet pozitive. Tre ndeshjet e radhës për Skënderbeun do të jenë deçizive, për shkak se përballë do të ketë skuadra me të njëjtin objektiv.

Lexo edhe: 

Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë me Teutën në shtëpi, pastaj do të vizitojë Kukësin e më pas do të ndeshet po në Korçë me Erzenin. Një udhëkryq i rëndësishëm për bardhekuqtë, por jo vendimtar, për vetë faktin se kampionati është ende në mesin e tij dhe deri në fund ka ende shumë sfida.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook