Lajme
Skemat piramidale, arrestohet 7 persona
olicia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar 7 persona të përfshirë në organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia ka bërë të ditur se ajo është njoftuar për një rast ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ në rrugën ‘Beqir Idrizi’ Pejë.
Patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor Pejë. Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt. Po ashtu, Të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje (gjoba, tiketa) bazuar në ligjin NR.07/L-006./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
