Lajme
Skemat e reja sociale rëndojnë buxhetin

Publikuar
2 vjet më parëmë

LVV ka paraparë po ashtu rritje të skemave sociale. Aktualisht, baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet nga skema të shumta sociale e pensionale. Në këto kategori hyjnë mbi 420 mijë qytetarëve të Kosovës dhe nga buxheti i shtetit çdo vit ndahen deri në 400 milionë euro.
Përveç skemave aktuale, LVV ka paraparë për të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare përfitime shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove, kurse fëmijët nën moshën 16-vjeçare shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj.
Ndërkaq, të gjitha familjet që kanë të ardhura të ulëta, do të rimbursohen varësisht prej të ardhurave vjetore që familja merr.
“Nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro në vit, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro, dhe nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro”, thuhet në programin e LVV.
Lidhur me këto zotime, Zeka thotë se duhet treguar kujdes dhe gjithnjë duhet marrë në konsideratë kufizimet buxhetore që ka vendi.
“Në të njëjtën kohë duhet marrë në konsideratë aftësinë e shtetit për mbledhjen e të hyrave, meqenëse nuk dëshirojmë të rrezikojmë stabilitetin buxhetor ose në ndonjë të ardhme të afërt të ballafaqohemi me rritjen e detyrimeve tatimore të bizneseve në rend të parë, meqenëse kjo do të bënte vendin më pak atraktiv për investime”, thotë Zeka.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind. Ndërkaq, ka paraparë rritje ekonomike në vitin 2021 deri në 4.5 për qind.
Ky mekanizëm financiar ndërkombëtar, po ashtu ka theksuar rëndësinë e kufizimit të rritjes së pagave në sektorin publik dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë së sistemit aktual të pensioneve përpara futjes së çdo ndryshimi.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
