Kosovë
“Skandali Pfizer Biontech” – Reagon MPJ: Ishte lajm spekulativ
Gërvalla tha se i siguron qytetarët që lajmi i sotëm nga portali “Insajderi” ka qenë i pavërtetë, dhe se MSH-ja nuk e ka rrezikur asnjë afat për furnizimin me vaksina.

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Nuk e kemi humbur asnjë afat për sjelljen e vaksinave të Biontech-ut në Kosovë. Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka në akuzat e sotme drejtuar ministrit Vitia, se gjoja nuk paska nënshkruar një kontratë të caktuar dhe në këtë mënyre paska rrezikuar ardhjen e një kontigjenti të caktuar vaksinash. Jam dëshmitare e nënshkrimit të Ministrit Vitia aty ku ky nënshkrim është dashur të vihet”.
Kështu ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndaj shkrimeve që ministri Vitia nuk e ka nënshkruar kontratën me Phizer Biontech për furnizimin me vaksinave.
“Sot, si Ministre e Punëve të Jashtme kam qenë pjesë e një konference me institucione të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Kemi biseduar vetëm rreth vaksinave. Përmbajtja e konferencës është konfidenciale dhe natyrisht që nuk do ta shkel konfidencialitetin e premtuar”.
Ministra Gërvalla ka thënë se qeveria kosovare i ka ndërmarrë të gjitha hapat për plotësimin e kushteve formale për sigurimin e vaksinave, duke akuzuar disa portale se po manipulojnë me gjendjen pandemike.
“Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi elemininuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjtë tanë”.
“Informacionet e portaleve të ashtuquajtura “informative” janë duke manipuluar me gjendjen e rëndë të pandemisë dhe frikën e qytetarëve nga pasojat e sạj”.
Gërvalla tha se i siguron qytetarët që lajmi i sotëm nga portali “Insajderi” ka qenë i pavërtetë, dhe se MSH-ja nuk e ka rrezikur asnjë afat për furnizimin me vaksina.
“Më lejoni që me përgjegjësi të plotë t’ju siguroj, si e përfshirë në të gjitha proceset e sigurimit të vaksinave, që as edhe një rrjesht i vetëm nga publikimet e sotme nuk është i vërtetë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe të gjithë së bashku do të shohim gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës. Spekulimet e përmendura janë thjesht të pavërteta”.
“Lus portalet e ndryshme që në vend të shpërndarjes së gënjeshtrave të heshtin kur nuk janë të gatshëm të ndihmojnë. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë përgjegjësi ligjore nga të gjithë ata që me shpërndarjen e gënjeshtrave përpiqen të krijojnë panik të panevojshëm dhe të destabilizojnë vendin”.
“Së fundi, nga përvoja e fituar gjatë javëve të fundit, dëshiroj të falënderoj Ministrin Vitia dhe të gjithë e ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin kolosal në përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
