Lajme
Skandal në DKA-në e Prizrenit – Gruaja vendos për ligjshmërinë e vendimeve të burrit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në komunën e Prizrenit, e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka, që vije nga radhet e LVV-së, përkatësisht në Drejtorinë Komunale të Arsimit si duket skandalet nuk kanë ndërmend të ndalen.
Në këtë drejtori, në pjesën me të madhe të komisioneve të konkurseve kryetar është i emëruar Hemë Cocaj, ndërsa bashkëshorten Shqipe Shatri e ka të emëruar si kryetare të Komisionit të Ankesave dhe Parashtresave.
Të dy, përveç këtyre, kanë edhe angazhime të tjera, Hemë Cocaj është edhe drejtor i shkollës Mithat Frashër në Krajk, si dhe Shqipe Shatri është sekretare në Shkollën Zenun Cocaj, në Gjonaj.
Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë̈ të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë̈ të njeri-tjetrit.
Njoftimi i plotë i dhënë nga Nisma për Kosovën
Skandal në DKA/Burri kryetar i komisionit në konkurse, bashkëshortja kryetare e komisionit të ankesave
Siç shihet në dokumentet e publikuara, në pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në DKA-në e Prizrenit, kryetar i komisioneve është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, ndërsa bashkëshortja e tij Shqipe Shatri është emëruar kryetare e komisionit të ankesave dhe parashtresave në të njëjtat konkurse, e cila është sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj.
Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë̈ të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë të njëri-tjetrit.
Nuk është parë ndonjëherë deri më sot që bashkëshorti të emërohet kryetar i komisionit në konkurse, ndërsa bashkëshortja e tij të emërohet për të njëjtat konkurse kryetare e komisionit të ankesave. Këto emërime janë në shkelje të plotë ligjore 06\L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Ftohen organet e drejtësisë që të hetojnë për të zbardhur këto raste. Partnerët Çoçaj dhe Shatri janë të dëgjuarit e partisë në pushtet dhe për shkak të besushmërisë që kanë, drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi, ia kanë lënë në duar të gjitha konkurset e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren. Drejtori i shkollës së Krajkut Hemë Çoçaj dhe bashkëshortja e tij Shqipe Shatri-Çoçaj, e cila është sekretare në Gjonaj, prej muajsh në shkelje të plotë punojnë në DKA me orar të plotë, duke mos u marrë për asnjë moment me detyrat dhe përgjegjësitë që e takojnë në funksionet ku janë zgjedhur.
Çifti Çoçaj dhe Shatri janë pazarxhinjtë kryesorë të punësimeve në DKA.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
