Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të hënën ka marrë vendim që testet për COVID-19 t’i bëjë vetëm me udhëzim paraprak.
Tutje thuhet se janë ndaluar edhe testimet për ata që dëshirojnë që të udhëtojnë jashtë vendit për vizë turistike, të cilëve u duhet dëshmia e testit PCR. Kështu merr vesh Klan Kosova, nga burimet brenda Institutit.
“Testet do t’i bëhen vetëm atyre që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, për nevoja shëndetësore”, thuhet sipas burimit.