fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Situatë e përkeqësuar, mbi 80 për qind e pacientëve me oksigjenoterapi

Sa i përket situatës është e rënduar në kuptim të numrit të madh të pacientëve që i kemi të shtrirë dhe po ashtu të gjendjes së rënduar të tyre. Pothuajse, mbi 80 përqind e të hospitalizuarëve po kërkojnë oksigjenoterapi dhe janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme. Sa i përket medikamenteve tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente në masë të madhe, e në veçanti ato që janë bazike dhe që janë në udhërrëfyesin e protokollit klinik. Pothuajse të gjitha barnat në përjashtim të REMDESIVIRIT dhe të një apo dy antibiotikëve, të tjerat janë të disponueshme në klinikat dhe spitalet e QKUK-së.

Publikuar

Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarëve me COVID-19 dhe rritja e numrit të të hospitalizuarve, kanë krijuar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor. Kapacitetet spitalore, pothuajse janë në limit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ai shton se mbi 80 për qind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi.
Krasniqi, kërkon që të respektohen masat, siç është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale. Sipas tij, nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa të tjera se si të ulet lakorja e të infektuarëve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Krasniqi, Kosova po shënon çdo ditë numër të lartë të rasteve të reja me COVID -19. Të mërkurën (31 mars) u shënuan katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus. A është duke dalur jashtë kontrollit situata pandemike?

Valbon Krasniqi: Në fakt, ky numër shënon numër rekord sa i përket rasteve të reja me të infektuar. Por, ne kemi më se tre javë si Kosovë që po shënojmë numër të madh të rasteve të reja të të infektuarëve që po përcillet edhe me numër të madh të të hospitalizuarëve. Kjo po tregon që masat nuk janë duke u respektuar dhe kjo po reflektohet në këtë numër të madh të rasteve të reja. Ne po bëjmë thirrje dhe po kërkojmë me ngulm që të respektohen masat që janë në fuqi, përndryshe, ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe shumë shqetësues, kur kemi parasysh kapacitetet tona si sistem shëndetësor në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë duhet të bëhet që të vihet nën kontroll përhapja e koronavirusit?

Valbon Krasniqi: Tash bota dhe Kosova ka më shumë se një vit që po përballet me pandeminë COVID-19 dhe të gjithë ne e dimë që masat më të mira për parandalimin e përhapjes, janë ato që i kemi proklamuar tash e një vit: mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale.
Tani është fat që Kosova më në fund ka marrë dozat e para të vaksinës dhe ka filluar vaksinimi, fillimisht i punëtorëve shëndetësorë për të vazhduar pastaj me kategoritë sipas planit të vaksinimit, mirëpo derisa të bëhet vaksinimi i një mase të madhe të populates, ne duhet patjetër të respektojmë masat anti-COVID-19.
Jemi të vetëdijshëm që vaksinimi merr kohë dhe do të duhen disa muaj derisa të bëhet vaksinimi i një numri më të madh të qytetarëve tanë. Patjetër duhet ta ulim këtë lakore të të infektuarëve, sepse tani seriozisht janë duke i rrezikuar kapacitet spitalore, të cilat janë buzë limitit.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë po ndikon në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19?

Valbon Krasniqi: Çdo mosrespektim i masave do të reflektohet në rritjen e numrit të rasteve, grumbullimi në masë është faktor më i rëndësishëm në përhapjen e virusit. Pastaj mosmbajtja e maskës, mosmabjtja e distancës fizike, grumbullimet e çfarëdo natyre, duke filluar nga ato famijare deri tek grumbullimi i lokaleve nëpër ambiente të ndryshme, rritë numrin e rasteve me COVID-19.
Nevojitet ulje e lakores së të infektuarëve po rrezikohen kapacitetet

Radio Evropa e Lirë: Nëse kapacitetet spitalore janë të stërngarkuara dhe numri i rasteve të reja është i lartë, a rekomandoni kufizimin e lëvizjes apo mbylljen?

Valbon Krasniqi: Sa i përket masave që kanë të bëjnë me shëndetin publik është ISHPK-ja që të bëjë rekomandime. Ne si Shërbim Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, informojmë me kohë lidhur me kapacitetet tona dhe mundësitë tona. Një nga indikatorët ose treguesit më të mirë të situatës me pandeminë është edhe numri i të shtrirëve në spital dhe numri i atyre që shënojnë forma të rënda të sëmundjes. Prandaj, duhet që të gjithë t’i marrin parasyshë këta faktorë, e para së gjithash faktorin e kapaciteteve spitalore, në mënyrë që të rekomandojnë masa të caktuara në përputhje me situatën në të cilën gjendemi.
Por, patjetër nevojitet respektimi i masave dhe nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa tjera se si ta ulim lakoren.

Radio Evropa e Lirë: Edhe për sa pacientë ka kapacitete spitalore?

Valbon Krasniqi: Ne e kemi bërë të ditur që çdo pacient që shtrohet në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së që tash i kemi shndërruar për COVID-19, kushtimisht ja zë vendin një pacienti tjetër. Ne jemi të shtërnguar që për çdo pacient që ka nevojë për hospitalizim, të bëjmë shtretër dhe të krijojmë hapësira, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur, por në të njëjtën kohë, ne një mënyrë cenojmë shërbimet tjera.
Tash të shtatë spitalet nga dy tre reparte i kanë të mbushura me pacientët me COVID-19, ndërkohë që në QKUK pesë klinika janë duke trajtuar raste me COVID-19: Klinika Infektive si klinikë primare, Klinika e sëmundjes të Mushkërive në Dermatologji, Qendra Sportive dhe tash edhe Klinikat e Bllokut Internistik, ndërkohë që rastet më të rënda i trajtojmë nëpër repratet e kujdesit intensiv.
Trajtimi me COVID në spitalet e QKUK-së

Radio Evropa e Lirë: Vazhdimisht po raportohet se numri i pacientëve edhe në spitale po rritet. Po raportohet edhe nga vet familjarë për mungesën e medikamenteve, madje edhe të gjërave tjera elementare të mjekësisë. Çka po mungon në këto klinika, aty ku po trajtohen të infektuarit me COVID-19?

Valbon Krasniqi: Sa i përket situatës është e rënduar në kuptim të numrit të madh të pacientëve që i kemi të shtrirë dhe po ashtu të gjendjes së rënduar të tyre. Pothuajse, mbi 80 përqind e të hospitalizuarëve po kërkojnë oksigjenoterapi dhe janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme. Sa i përket medikamenteve tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente në masë të madhe, e në veçanti ato që janë bazike dhe që janë në udhërrëfyesin e protokollit klinik. Pothuajse të gjitha barnat në përjashtim të REMDESIVIRIT dhe të një apo dy antibiotikëve, të tjerat janë të disponueshme në klinikat dhe spitalet e QKUK-së. Keni parasyshë se këta pacientë, në veçanti të moshuarit, përveç COVID-19, kanë edhe sëmundje tjera dhe marrin edhe terapi tjetër dhe sigurisht që ato që nuk janë në lista kanë nevojë që t’i blejnë. Por, barnat të cilat përdoren për mjekimin e COVID-19, i kemi të siguruara, përveç atyre përjashtimeve që ju thashë.

Radio Evropa e Lirë: Por, ka kritika që në dhomat e spitaleve mungojnë pajisjet. A ka problem me distribuim apo ku qëndron problemi?

Valbon Krasniqi: Unë mund të ju them që pajisjet e nevojshme ekzistojnë për pacinetët që trajtohen nga COVID-19, duke filluar nga ato më të domosdoshmët që përdoren në repartet e kujdesit intenziv siç janë ventilatorët apo respiratorët që i kemi në sasi të mjaftueshme. Po ashtu pajisjet tjera siç janë monitorët që përcjellin parametrat e pacientëve. Kemi në dispozicion oksigjen. Tani e kemi zgjedhur këtë problem me instalimin dhe shtrirjen e rrjetit të oksigjenit. Kemi rritur kapacitetet e shtertërve që janë të lidhur direkt me oksigjen, po ashtu edhe pajisjet tjera. Kemi rentgena mobil në të gjitha klinikat. Po ashtu bëhen analizat siç është edhe D- Dimer. Qëndrojmë jashtëzakonisht mirë sa i përket pajisjeve dhe kjo falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur me donatorët.

Radio Evropa e Lirë: Kur pritet të filloj vaksinimi i qytetarëve?

Valbon Krasniqi: Ne po presim që të vijnë edhe vaksinat tjera. Për informata më të sakta mund të kontaktoni Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Por, ne do të donim që kjo të ndodh sa më parë që të jetë e mundur.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021