Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, pas takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Serbisë, ka thënë se situata në Kosovë po bëhet gjithnjë e me kompleks, duke shtuar se bashkë me forcat e KFOR-it në Kosovë do të mbrojnë popullin serb.
“Ne diskutuam disa tema të rëndësishme dhe e para ishte situata aktuale në territorin e Kosovës. Ne diskutuam për situatën komplekse për ne. Është komplekse në kuptimin politik dhe të sigurisë. Ne kemi konsideruar atë që organet tona shtetërore po bëjnë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në territorin e krahinës jugore serbe”, tha Stefanoviq, raporton Tanjug, transmeton Express.
“situata në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar” dhe se “ka situata të reja”. Stefanoviq theksoi se nevojat dhe investimet në forcat e sigurisë – ushtri, polici dhe shërbimin sekret – u diskutuan gjithashtu.