fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sipas GAP, kush nga kryetarët janë me punëtor dhe kush janë dembelet?

Publikuar

Imri Ahmeti dhe Agim Bahtir janë kryetaret e komunave që mese shumti kanë realizuar premtimet e tyre. Imri Ahmeti në garën për kryetar të Komunës së Lipjanit, kishte dhënë 72 premtime, prej të cilave deri më 31 dhjetor 2020 ka realizuar 42 prej tyre, apo 58 për qind.

Ndërkohë me një numër dukshëm me të vogël të premtimeve, gjithsej 12, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka arritur të realizoj 7 prej tyre, apo 58 për qind

Ndërkohë Shpend Ahmeti del të jetë kryetari që mese paku i ka realizuar premtimet. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, deri më 31 dhjetor 2020, ka arritur të realizoj vetëm 28 nga 81 premtimet e dhëna, që bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, dalin të jenë kryetarët që nga premtimet e dhëna mese paku kanë realizuar.

Të paktën kështu ka konstatuar Instituti GAP në një analizë të bërë rreth realizimit të premtimeve të kryetarëve të komunave. Sipas GAP, nga gjithsej 869 premtime të evidentuara në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, deri në muajin dhjetor 2020 janë përmbushur 411 premtime, 186 premtime janë realizuar pjesërisht, 158 premtime kanë filluar të përmbushen,  ndërsa për 114 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

“Shikuar sipas përqindjes, nga 869 premtimet e dhëna, deri në dhjetor të 2020 janë përmbushur vetëm 47% e premtimeve. Pjesa më e madhe e premtimeve janë përmbushur në fushën e mirëqenies sociale 74%, pastaj renditen fusha e administratës 58%, në fushën e ekonomisë 57%, në fushën e bujqësisë 56%, në fushën e shëndetësisë 50%, në fushën e shërbimeve publike 47% dhe në fushën e infrastrukturës 45%.  Fusha ku më së paku janë përmbushur premtimet janë fusha e urbanizimit, arsimit dhe ajo e kulturës”, ka thënë GAP.

Komunat që nuk është përfshirë kësaj here në përditësim është ajo e Podujevës ku në fund të nëntorit të 2020 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. GAP ka monitoruar premtimet e kandidatëve për kryetar komune dhe ka evidentuar se kryetari aktual i kësaj komune ka dhënë 44 premtime në fusha të ndryshme.

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase  12 nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore më 2017 (Skenderaj, Mamusha dhe komunat me shumicë serbe).

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021