fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Sinner në turneun e shtëpisë: Kam publikun me vete, do bëj çmos të fitoj

Publikuar

Aktiviteti i fundit i madh i vitit kalendarik “ATP Finals” është gati të ngrejë siparin në sportin e tenisit. Eventi që do të mbledh 8 tenistët më të mirë do të zhvillohet në Torino, duke nisur nga e diela e datës 12 nëntor. Ndeshjet pritet të luhen në impiantin e “Pala Alpitour” që ka një kapacitet prej 12 mijë vendesh. Me turneun që po afron dhe ku dalëngadalë po vijnë në Itali edhe lojtarët që do të duelojnë, Jannik Sinner foli me shumë entuzsiasëm për sfidat që do të tregojnë shumë se kush do të jetë numri 1 i botës. Sinner është i avantazhuar pasi ka shumicën dërrmuese të tifozëve në favor të tij:

“Publiku do të bëjë tifo për mua, kjo tashmë është diçka që dihet nga të gjithë. Do të bëj më të mirën time për fansat e mi. Jam këtu për ta shijuar këtë kompeticion. Do të ishte një mrekulli nëse arrij që ta fitoj përpara vendit tim. Shpresoj të tregoj nivel të kënaqshëm dhe të marr një eksperiencë pozitive -mbylli deklaratën e tij tenisti italian.

Lexo edhe: 

“ATP Finals” që të zhvillohet në Torino mbart në vetvete një kuriozitet shumë të madh sa i përket formës që lojtarët do të tregojnë. Teksa ora e përballjeve më të forta të këtij sporti po afron, “SuperSport” është aty duke sjellë për të gjithë shqiptarët live dhe ekskluzivisht të gjitha ndeshjet e turneut Italian. Kompeticioni do të startojë më datë 12 nëntor dhe do të zgjasë një javë, e cila do të jetë e mbushur me emocione të panumërta.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook