fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sindikata e Shëndetësisë e pakënaqur me shtesat e punëtorëve, e quan vendimin skandaloz

FSSHK-ja këtë vendim e ka quajtur skandaloz duke parë se nga ky ligj punëtorët shëndetësorë të sektorit publik do të përfitojnë vetëm 10% të pagës që në pagë mujore është vetëm 60 euro për tre muaj

Publikuar

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar mbi miratimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 2,7 milion eurosh që i është bërë punonjësve shëndetësorë.

FSSHK-ja këtë vendim e ka quajtur skandaloz duke parë se nga ky ligj punëtorët shëndetësorë të sektorit publik do të përfitojnë vetëm 10% të pagës që në pagë mujore është vetëm 60 euro për tre muaj, njofton KlanKosova.tv.

Sipas tyre më mirë do të ishte që këto shtesa të mos përmendeshin aspak e të punohet intensivisht në hartimin e Ligjit të Pagave i cili është jetik për punëtorët ne sektorin publik e në veçanti për punëtorët shëndetësorë.

Madje për ta ky është degradimi i radhës i Qeverisë së Kosovës.

“Me këtë Vendim Qeveria në sy të popullit po mundohet të tregohet populliste dhe mbështetëse kinse e punëtorëve shëndetësorë por në fakt ky është vetëm një degradim i radhës”, thanë ata.

FSSHK-ja kanë njoftuar se që nga dita e sotme janë duke kontaktuar forumet e veta dhe javën tjetër do të mblidhet Këshilli Drejtues si organ më i lartë vendimmarrës për të vendosur në lidhje me reagimet sindikale.

“FSSHK që sot është duke i kontaktuar forumet e veta dhe javën tjetër do të mblidhet Këshilli Drejtues si organ më i lartë vendimmarrës për të vendosur në lidhje me reagimet sindikale. Në fund me këtë qasje të Qeverisë së Kosovës kundrejt punëtorëve shëndetësor nuk do të ketë paqe sociale dhe për të gjitha dëmet e shkaktuara përgjegjëse do të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook