fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Simmons: Kosova është shtet i pavarur

Publikuar

Ish Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve në Misionin e EULEX-it për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë Malkolm Simons, në llogarinë e tij në tëitter ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe është përgjegjëse për të ardhmen e saj.

Ka ardhur koha që Bashkësia Ndërkombëtare të fillojë ta trajtojë Kosovën si një partner të barabartë.

Në mes tjerash Simons iu drejtua edhe Miroslav Lajcak në lidhje me postimin e tij në tëitter ku ishte kritikuar edhe për hartën e BE-së duke cekur se BE-ja ka “status neutral”.

“A është e mundur për një organizatë siç është BE-ja  që të ketë ‘status neutral’?

Për të qenë neutral do të thotë se BE-ja mund ta mbështesë një rezultat i cili nuk përkon me interesat e Shteteve Anëtare. A është ky realiteti?  Shkruan Simons në twitterin e tij, transmeton RTK.

Simons prej vitit 2013 e kishte akuzuar dhe vazhdon ta akuzojë Misionin e Bashkimit Evropian, EULEX-in dhe Brukselin për parregullsi dhe për mënyrën se si ishte administruar drejtësia në emër të popullit të Kosovës, me pretendimin se ky është më shumë një mision politik se sa për ndarje të drejtësisë./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021