Lajme
Simmons: Koha që Kosova t’i thotë BE-së ‘Jemi lodhur nga lojërat tuaja’?

Ish-kryetari i gjyqtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons, ka këshilluar Kosovën të jetë më e ashpër në raport me Bashkimin Evropian në çështjen e mosliberalizimit të vizave.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka pyetur se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”, njofton Klan Kosova.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: ‘Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani’. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së?”, ka shkruar Simmons.
Kujtojmë se Simmons dha dorëheqje nga EULEX-i në vitin 2017, derisa akuzoi këtë mision si politik dhe jo mision që promovon shtetin ligjor. Simmons e kishte akuzuar BE-në se nuk i kishte marrë parasysh paralajmërimet e tij për raste korrupsioni brenda EULEX-it.
