fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Simeone: Interi luan të premten, ne të shtunën! Faleminderit…

Publikuar

Diego Simeone ankohet për kalendarin. Atletico Madrid do të sfidojë Interin në dy duele të zjarrta për një biletë në çerekfinalet e Champions League.

Takimi i parë do të zhvillohet në “San Siro” (20 shkurt). Ndeshja e kthimit, më 13 mars në “Wanda Metropolitana”.

Në prononcimin e dhënë pas humbjes 1-0 me Sevillan në Andaluzi, trajneri argjentinas i “Colchoneros” u shpreh:

Duhet të kemi durim dhe të përfitojmë nga kjo javë gjatë së cilës mund të stërvitemi pak më shumë se zakonisht.

Lexoni edhe:

Interi do të luajë të premten? Ndërsa ne jo, do të përballemi të shtunën ndaj Las Palmas. Duhet të qëndrojmë të qetë.

Gjithsesi, faleminderit Federatës dhe Ligës”, thekson “El Cholo”, i cili ka humbur edhe Alvaro Moratën në takimin e fundit.

Sulmuesi iberik pësoi një dëmtim në gju. Që pas testeve mjekësore nuk rezultoi aq i rëndë sa u duk. Morata shpreson të jetë gati për duelin e kthimin ndaj Interit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook