fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Sibel Halimi, emërohet zëdhënëse e LDK-së

Para Halimit në këtë pozitë ka qenë ish ministri i Bujqësisë Besian Mustafa

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku ka emëruar për zëdhënëse të partisë, Sibel Halimin. Para Halimit në këtë pozitë ka qenë ish ministri i Bujqësisë Besian Mustafa.

Halimi përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës

Njoftimi i plotë i LDK-së

Me qëllim të thellimit dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, si dhe prezantimit të qëndrimeve politike, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar znj. Sibel Halimi, Zëdhënëse Politike të LDK-së.

Sibeli përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi” si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).

Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip e të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave.

Lidhja Demokratike e Kosovës pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021