fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Si u rrit numri i votuesve nga jashtë nga 2014 deri 2021?

Publikuar

Në katër palë zgjedhjet e fundit, numri i votuesve nga jashtë, ka pasur trend të rritjes pozitiv. Përjashto zgjedhjet e vitit 2017, ku ky trend bie, në të gjitha zgjedhjet nacionale nga viti 2014 e deri me tash kemi një rritje të pjesëmarrës në zgjedhje.

Nga 29 mijë e 745 mijë aplikacione që ishin dërguar në 2014, numri i aplikacioneve në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shkuar në 130 mijë e 168 aplikacione të dërguara.

Këto të dhëna i ka shpërndarë përmes faqes së tij në Facebook, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

Ndërkohë krahas rritjes se aplikacioneve të dërguar, është rritur edhe numri i zarfeve më fletë votime që janë refuzuar, për arsye të ndryshme. Deri sa në zgjedhjet e 2014 janë refuzuar 5303 zarfe, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe.