fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Si ndodhi helmimi i anëtarëve të familjes Haliti? Flet policia shqiptare

Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre. Ata kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një familje nga Gjilani i Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht.

Tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze janë helmuar në Shqipëri nga ushqimi. Tvklan.al ka mësuar nga burime policore se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre. Ata kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore. Sipas të njëjtit burim, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti i kishin mbledhur kërpudhat privatisht. Të tre shkuan në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim.

Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua.

Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët.

Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021