Lajme
Si e sheh NATO FSK-në? Flet Stoltenberg

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kështu është shprehur ekskluzivisht për KlanKosova.tv, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate.
“Që nga dhjetori i vitit 2017, e kam bërë të qartë se kjo lëvizje [procesi i transformimit] ishte në kohë të gabuar dhe që vendimi është marrë kundër këshillës që ka dhënë NATO. NATO vazhdon që ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj origjinal, përkatësisht atë të një force të mbrojtjes civile”, është shprehur Stolternberg.
“Me ndryshimin e mandatit Këshilli Atlantik i Veriut është duke rishqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Diskutimet në mes aleatësh rreth këtij qëllimi janë duke vazhduar”.
Stoltenberg është përgjigjur edhe rreth procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, proces të cilin ai e ka quajtur si çelës për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Thërrasim Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, në veçanti përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili për synim ka arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht të obligueshme, të cilën NATO vazhdon ta përkrahë. Ajo vazhdon të mbetet çështje me rëndësi për paqen dhe sigurinë e rajonit”.
Stoltenberg është pyetur edhe për angazhimin e mundshëm të FSK-së në misione të jashtme bashkë me NATO-në, lëvizjen e kufijve në Ballkan, dhe të ardhmen e këtij rajoni, për çfarë ai shprehet se beson se është aleanca që vet e drejton tani.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
