Në ditën e parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të bëjë sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Abdixhiku është emëruar dje kryetar i LDK-së pas garës kundër dy kandidatëve të tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës, shkruan KKosova.
“Me datë 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatën e LDK-së.