fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Si e konsideron Izraeli, hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem?

Publikuar

Ministria e Punëve të Jashtme e Izrealit, ka mirëpritur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Tëitter, thuhet se është bërë një zhvillim i natyrshëm mes dyja vendeve. “MPJ e Izraelit mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve mes dyja shteteve në të cilën u realizua edhe marrëveshja e Ëashingtonit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës duke thënë se janë të shqetësuar me hapjen e Ambasadës në Jeruzalem, pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Turqisë.

Sipas kësaj partie, ky hap i gabuar do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Kosovës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jerusalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagimin e tyre.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021