Të mërkurën nga ora 20:45, Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do ta lejojë intonimin e himnit të Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë.
Për këtë çështje ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një lidhje direkt në Info Magazine të Klan Kosovës nga Spanja.
Ai deklaroi se nëse nuk do të shfaqet flamuri dhe nuk do të intonohet himni i Kosovës gjatë ndeshjes, ekipi do ta lëshojë fushën dhe do të kthehet prapa.
“Ne i përshëndesim gazetarët tanë dhe referët dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodhë ajo, sepse protokolli është në përpikëri”.