Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunës në familje. Rastet, sipas Policisë kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Policia ka thënë së në Prishtinë ankuesja femër ka informuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Fushë Kosovë, ankuesja femër ka raportuar se bashkëshorti i saj, me të cilin kanë mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar pasi ishte larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.