fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

SHSKUK, ndez alarmin, situata po rëndohet

Publikuar

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi u shpreh se gjendja me Covid-19 është duke u rënduar dhe po ka numër të madh të pacientëve që po kërkojnë spitalizim.

“Situata me Covid-19 është duke u rënduar nga dita në ditë. Ne po shohim përditë numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë spitalizim, sot kemi 780 pacientë të shtrirë në 7 spitale të përgjithshme dhe në klinikat Covid të QKUK-së”.

Ai po ashtu tregoi që Qeverisë do i dërgojnë një shkresë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve.

“Ne si SHSKUK i kemi bërë tash e një kohë të gjatë të diturkapacitetet tona spitalore. Dje në takimin e komitetit për menaxhimin e pandemisë është vendosur që do të dergojmë një shkresë qeverisë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve”.

Krasniqi tregoi që duhet marrë çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet pasi çdo ilaç ka efekte anësore që shfaqen te një numër i vogël i pacientëve, shkruan RTL. “Çdo vaksinë që del në përodrim dhe aprovohet, ajo dueht të jetë e sigurtë për përdorim. Duhet ta dimë që çdo vaksinë apo ilaç ka efektet anësore. Nëse këto efekte anësore paraqiten te një numër i vogël i pacientëve nuk është arsye për të mos u përdorë”.