fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Shqiperia voton, deri në mesditë dalja në votime është 27%

Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00

Publikuar

Sot qytetarët shqiptarë vendosin se kush do të udhëheqë me ta për katër vitet e ardhshme.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se deri në ora 12:00 kanë votuar 27.18 % të qytetarëve. Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 31.97 për qind, ndërsa më së paku kanë dalë për të shfrytëzuar të drejtën e votës nga qarku i Vlorës me 14.69 për qind.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë thirrje për qytetarët, që masivisht të dalin për të votuar.

 “Sot është një akt patriotik, mbrojta e atdheut. Sot atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane” kështu ishte shprehur ai, pasi kishte shfrytëzuar të drejtën e ti për kushtetuese.m

Të drejtën e votimit e shfrytëzoi edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

“Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“ tha ndër të tjera i pari i qeverisë.

Sot votuan edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  Monika Kryemadhi ku secili bëri thirrjen e tij për votime masive por të qeta.

Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00

A. Bajqinovci

Vazhdo më shumë