fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Shqipëria nuk pezullon vaksinimin me “AstraZeneca”

Publikuar

Shqipëria ka nisur vaksinimet e para me dozat e “AstraZeneca”, pas mbërritjes së 38 400 dozave të para nga kompania britaniko-suedeze. Procesi ka nisur në një kohë kur disa vende kanë pezulluar injektimin e kësaj vaksine për shkak se janë regjistruar disa raste të mpiksjes së gjakut.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për Euronews Albania tha se Shqipëria do të vazhdojë vaksinimin duke u mbështetur tek qëndrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vendimi i Komitetit të Imunizimit në Shqipëri.

“Deri në këto momente, duke parë dhe reagimet e OBSH përkundjet vaksinës AstraZeneca, janë parë disa fenomene të mpiksjes së gjakut por janë vërejtur në të njëjtën peshë të popullatës që nuk e kanë marrë vaksinën. Nuk është gjetur ndonjë lidhje domethënëse shkak pasojë me vaksinën”, tha znj. Tomini.

“Komitetit ynë i Imunizimit është mbledhur dhe ka shqyrtuar të gjitha studimet e deritanishme në vendet që kanë bërë një pezullim të vaksinimit me AstraZeneca dhe ka arritur në konkluzionin se fillimi i vaksinimit me AstraZeneca është një fillim efikas”, shtoi zv.ministrja e Shëndetësisë.

Sipas znj. Tomini efektet anësore të vaksinës AsrtaZeneca janë si të gjitha vaksinat e tjera të certifikuara ndërsa theksoi se, “individët duhet të jenë të shëndetshëm, të mos kenë rrufë dhe të mos jenë me temperaturë” ditën e injektimit të dozës./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021