fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Shqipëria është rritur shumë”, Gravina: Na pret një finale në Europian

Publikuar

“Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”, ekspozita e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të madh italian si edhe legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në kujtesën e futbolldashësve u inagurua në Muzeun Kombëtar. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit Italian, Gabriele Gravina, i cili foli për mediat duke theksuar se Shqipëria e ka rritur shumë nivelin dhe se Italia e tij nuk do ta ketë të lehtë në Europian.

-Si ndiheni kur shikoni që afeksioni për Italinë dhe futbollin italian është kaq i madh në Shqipëri?

“Jemi dy vende të ngjashëm, Italia dhe Shqipëria ndajmë shumë aspekte kulturore. Shumë shqiptarë jetojnë te ne, jo vetëm në botën e punës, por edhe në botën e sportit kemi shumë ngjashmëri. Jemi dy popuj që respektohen dhe që duhen, dhe që gjithsesi gjithmonë kanë gjetur mënyrën si të rrinë bashkë dhe kjo është shumë pozitive”…

Lexo edhe:

-Paolo Rosi në historinë e tij ishte dhe shembulli që edhe përallat mund të bëhen realitet, si do ta konsideronit nëse do të bëhej realitet përralla e Shqipërisë që mund Italinë në europian… 

Jo jo, kjo është një përrallë që nuk na pëlqen ne italianëve, përalla e Paolo Rosit ishte për ne një hero, pa kohë i jashtëzakonshëm. Duhet të them futbollistikisht e kam parë Shqipërinë disa herë siç e dini jemi përballur disa herë, në vitet e fundit është rritur shumë, por është rritur shumë niveli i futbollit botëror, do të thotë që nuk ka më “hirushe” në botën e futbollit.

Kjo i bën kompeticionet shumë më të ekuilibruara dhe ne e dimë që Shiqpëria ka një skuadër të madhe dhe besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Italinë”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook