Shqipëri
Shqipëria blen nga turqit, vaksinat kineze

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave. Nga kontrata e nënshkruar të enjten në Stamboll mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, parashikohet që fillimisht të blihen 500 mijë doza, të cilat pritet të dërgohen në Shqipëri gjatë dy muajve të ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili bashkë me ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, ishte në Stamboll për të nënshkruar marrëveshjen.
Duke ndarë drejtpërdrejt pamjet nga Aeroporti i Stambollit, ku po bëhej ngarkimi i një sasie vaksinash, Rama theksoi në Facebook se në kthim qeveria do të sigurojë 192 mijë dozat e para, të parapara sipas marrëveshjes.
“Stamboll – Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milioni doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë”, shkruan Rama.
Prej 11 janarit, kur Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit, qeveria ka mundur të importojë 90 mijë doza vaksinash kundër COVID-19, prej së cilave pak më shumë se gjysma (rreth 54 mijë) janë injektuar për stafin mjekësor, të moshuarit dhe arsimtarët.
Për të nisur vaksinimin masiv të popullsisë, qeveria ka deklaruar se do të shtojë kapacitetet për të mundësuar deri në 10-15 mijë vaksinime në ditë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
