fbpx
Lidhu me Ne!

Rajon

Shpërthim në Beograd – 5 të lënduar

Shkaku i shpërthimit të këtij mëngjesi në rrugën Çika Ljubina janë instalimet e gabuara që çuan në shpërthimin e një bombole gazi

Publikuar

Pesë persona u plagosën, mes të cilëve një në gjendje serioze, gjatë shpërthimit në një dyqan për ushqim të shpejtë në qendër të Beogradit, Serbi.

Shkaku i shpërthimit të këtij mëngjesi në rrugën Çika Ljubina janë instalimet e gabuara që çuan në shpërthimin e një bombole gazi, ndërsa nga fuqia e shpërthimit u thyen xhamat e lokaleve përreth, tha kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiç.

Zjarri u shua, ndërsa të plagosurit u transportuan në Qendrën e Urgjencës.

Vazhdo më shumë