Kosovë
Shpërfaqje e dëshirave, pa koncept, e quan LDK, programin qeverisës
LDK thotë se programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në UNESCO

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lidhjes Demokratike të Kosovës, me anë të një konference për media ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti, të cilin ajo e ka konsideruar si program të natyrës dëshirore.
Sipas LDK-së, përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Kosovës dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, por mënyra sesi është paraqitë program për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore, pa fokus dhe pa masa konkrete që do të çonin në subjektivitetin e Republikës së Kosovës.
Për LDK-në, Qeveria Kurti nuk ka strategji për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
LDK thotë se programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në UNESCO. Qeveria e Kosovës sipas LDK-së, duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në të tjera organizat.
Madje thotë LDK, Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
