Lajme
Shpërfaqja e problemeve të brendshme para OKB-së, është gabim, thotë Emini
Kur je përballë Serbisë dhe Rusisë dhe ke interesa nacionale, politika e brendshme duhet të shkëputet

Publikuar
2 vjet më parëmë

Donika Emini, analiste nga Prishtina ka thënë së fjalimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, në KS të OKB-së, kur flet për gatishmërinë e Prishtinës për të nisur një epokë të re përpara në marrëdhëniet me Serbinë, ishte i fuqishëm, ndërkohë që nuk ishte në këtë frymë pjesa e fjalimit ku akuzohet opozita kosovare, meqë sipas Eminit, kur je përballë Serbisë dhe Rusisë dhe ke interesa nacionale, politika e brendshme duhet të shkëputet.
“Prishtina është gati të nisë epokë të re në marrëdhëniet me Serbinë, pasi të pranojë krimet dhe të paguajë çmimin për mizoritë e saj”.Këtë fjalim analistja Emini e quajti të fuqishëm, por nënvizoi se në Kosovë dokumentimi i krimeve të luftës është inekzistent.
“Ishte një fjalim i pritshëm. Ishte një fjalim i fuqishëm në raport me Serbinë, por duhet të jetë krah për krah me veprimet brenda Kosovës, në raport me krimet e luftës së Serbisë në Kosovës. Dokumentimi i krimeve të lutës ka qenë jo-ekzistent”, u shpreh ajo.
“Shumë pak është bërë nga Kosova për ta bërë Serinë përgjegjëse në këtë drejtim”, shtoi ajo. Ajo tha më se në këtë fjalim duhet të ishin shmangur akuzat për opozitën në Kosovë.
“Ishte një gjë që mund ta kishte evituar, kjo narrativa e fushatës parazgjedhore, duke thënë vazhdimisht se Kosova është lehtësuar nga krimi dhe korrupsioni me qeverinë e re, është një gabim. Kur je përballë Serbisë dhe Rusisë dhe ke interesa nacionale, politika e brendshme duhet të shkëputet”, përfundoi ajo.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
