Kosovë
Shkrepje armesh në afërsi të një grupi kosovarësh që kishin dalë për të ecur
Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.
Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi për Gazetën Express.
“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha për Gazetën Express.
I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.
“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.
Express ka kontaktuar me policinë Rajonale të Mitrovicës dhe me Prokurorinë, por kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
