Sport
Shkëmbimi i bujshëm Antony-“Gabigol”, menaxheri i lojtarit të Man. United sqaron situatën

Pak ditë më parë, nga Anglia dolën zëra që tregonin se Manchester United dhe Ten Hag i kishin dhënë miratimin e për kryerjen e një operacioni që do të befasonte shumë njerëz: Antony, te Flamengo, në këmbim të Gabriel Barbosa “Gabigol”.
Megjithatë, këtë të mërkurë menaxheri i lojtarit të Manchester United i ka mohuar zërat për “Globo”:
Lexo edhe:
“Ka zero shanse që të ndodhë”. Antony kushtoi 95 milionë euro dhe mbërriti nga Ajaxi me pritshmëri të larta”.
Tifozët e Old Trafford nuk janë të kënaqur me performancën e ish-it të Ajaxit dhe sipas disa gazetave angleze, kjo lëvizje nuk do të ishte “aq e çuditshme” për një pjesë të madhe të tifozëve.
