fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Shkelin ligjin dhe masat e rekomanduara nga IKSHP – Kurti dhe Osmani nuk bartin maska në Germi

Duke mos bartur maskat në publik, Kryeministri Kurti dhe Vjosa Osmani kanë shkelur nenin 11 të Ligjit 07/L për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19 në Kosovë, ligj ky i propozuar nga vet Vjosa Osmani. Neni 11 i këtij ligji e parasheh bartjen e maskës si masë të përgjithshme për mbrojtje nga pandemia Covid 19.

Publikuar

Ndërsa Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, me përgjërim po i lutë qytetarët që të respektojnë masat antiCovid, njëra ndër të cilat është edhe mbajtja e obligueshme e maskave në hapësira publike, Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe deputetja nga radhët e LVV, pretendentja për presidente të shtetit, Vjosa Osmani, janë parë në publike, bashkë më bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, që të gjithë pa maska.

Kurti dhe Osmani bashkë më familjarët e tyre të enjten janë parë duke bërë piknik në parkun e Gërmisë.

Duke mos bartur maskat në publik, Kryeministri Kurti dhe Vjosa Osmani kanë shkelur nenin 11 të Ligjit 07/L për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19 në Kosovë, ligj ky i propozuar nga vet Vjosa Osmani. Neni 11 i këtij ligji e parasheh bartjen e maskës si masë të përgjithshme për mbrojtje nga pandemia Covid 19.

Kryeministri Kurti dhe Vjosa Osmani, përvec familjareve shihet se janë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët megjithatë bartin maska.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19 në Kosovë, parasheh edhe masa ndëshkuese ndaj atyre të cilët nuk e rrespektojnë këtë ligj, përkatesisht ndëshkimi sipas nenit 24, pika 5 personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro, ndërkohë nuk kemi informata se a është vendosur një gjob e tillë për kryeministrin Kurti dhe Vjosa Osmanin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i shqetësuar vazhdon thirrjet e tij ndaj qytetarëve por edhe ndaj institucioneve kompetente që të angazhohem me shumë në zbatimin e masave të rekomanduar dhe të kërkuar nga institucionet e shëndetit publik në vend.

IKSHP është në alarm më sterngarkesat që po e kanë profesionistët shëndetësorë nëpër qendrat spitalore. “Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thotë IKSHP.

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 thotë IPKSH vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, ripërserit IKSHP.
“923 raste pozitive brenda një ditë, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 273 raste pozitive”, alarmon IKSHP.

Andaj ata edhe një herë rekomandojnë që të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; ndalimi rigoroz i tubimeve; respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës./tipografi/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021